Bellingham: Ancelotti gjeti pozicionin e duhur për mua dhe tani po fluturoj

Prishtinë | 04 Dhj 2023 | 17:34 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori i Real Madridit, Jude Bellingham ka thurur lavde për trajnerin e tij Carlo Ancelottin, i cili ia gjeti pozicionin e duhur në fushë.

Bellingham po arrin disa rekorde superlative me 15 gola në 17 ndeshje për Los Blancos, transmeton Klankosova.tv.

“Merita i shkon Ancelottit që gjeti pozicionin e duhur për mua dhe më dha më shumë liri në fushë. Kështu që tani po fluturoj”, tha Bellingham.

Megjithatë, Bellingham tha se Ancelotti ishte i zhgënjyer me të.

“Është e vërtetë, por e di që po e zhgënjej në një aspekt”.

“Ka të bëjë me një gjë që nuk e ka zotëruar ende dhe që ka premtuar angazhim maksimal për ta bërë së shpejti: gjuhën spanjolle”.

“Po has në pengesa të papritura me këtë gjuhë. Është e vështirë për mua, e pranoj. Në çdo rast premtoj angazhim maksimal, të garantuar”.

Të ngjashme