Bëmë mama të të ngjaj!
Prishtinë | 20 Tet 2016 | 21:20 | Nga
Kanë 35 vite diferencë, por kjo diferencë nuk vihet re fare në foto. 50-vjeçarja Cindy Crawford dhe vajza e saj, 15-vjeçarja Kaia Gerber janë parë së bashku në një festë mode në Nju Jork, aty ku ishte e vështirë t’i dalloje nga njëra-tjetra.
Adoleshentja po ndjek gjurmët e nënës së saj modele, duke pozuar për kopertinën e një reviste mode që në moshën 14-vjeçare.
Ndërsa kohët e fundit është emëruar edhe si fytyra e re e “Marc Jacobs Beauty”.