Davidson shihet duke dalë nga banesa e supermodeles Kaia Gerber

Prishtinë | 24 Tet 2019 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Pete Davidson, që së fundmi është bërë sërish beqar, është parë duke u larguar nga apartamenti i supermodeles Kaia Gerber të mrëkurën.

Një burim ka thënë për Page Six se 25 vjeçari Davidson e ka vizituar 18 vjeçaren Gerber, por ka shtuar se ata janë vetëm miq.

Në fotografitë që paparacët kanë arritur të kapin, ylli i “Saturday Night Live” kishte veshur rroba sportive derisa po ecte me AirPods-at e  rrugëve të lagjes ku Gerber jeton.

Megjithatë, as Davidson dhe as Gerber nuk kanë komentuar asgjë lidhur me këtë temë, transmeton klankosova. Në muajin qershor, Davidson e bëri debutimin e tij në sfilatën e Alexander Wang, derisa Gerber – vajza e Cindy Craëford dhe Rande Gerber – ishte modele në këtë sfilatë mode.


Të ngjashme