Shpërthen bombola në një banesë një katëshe, shpëton një i moshuar

Prishtinë | 11 Mar 2020 | 08:21 | Nga Ekonomia Online

Në zonën e njohur “Nëntë katëshe” raportohet se një banesë është përfshirë nga flakët.

Në këtë banesë jetonte një person rreth moshës 60-vjeçare.

Nga informacionet paraprake të dhëna nga 60-vjeçari i cili jetonte vetëm mësohet se shkak i zjarrit është bërë rrjedhja e bombolës së gazit duke shkaktuar edhe shpërthimin e bombolës.

Zjarri ka shkaktuar edhe dëme materiale, ndërkohë që i moshuari kishte marrë disa plagë të lehta, njofton Abc News.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme