Gjashtë banesa të dëmtuara në Devoll nga tërmeti i mbrëmshëm

Prishtinë | 10 Jan 2022 | 12:19 | Nga Ekonomia Online

Lëkundjet e tërmetit të mbrëmshëm që u regjistruan në Follorinë të Greqisë, janë ndjerë më së shumti në zonën e Devollit si zonë kufitare.

Sipas të dhënave të deritanishme, ka gjashtë raportime për dëmtime banesash, dy në Bilisht, dy në fshatin Mançurisht e dy në fshatin Shuec. Banorët kanë njoftuar instancat lokale në lidhje me situatën. Sipas komunikimit me kryetarin e bashkisë Eduart Duro, grupet e emergjencave civile kanë nisur verifikimin në terren për rastet e raportuara. Paraprakisht thuhet se banesat, të cilat janë bërë raportime për dëmtime janë banesa të vjetra dhe të amortizuara, që kanë pasur probleme edhe më parë.

Megjithatë në fund të verifikimeve do të vendoset nëse kemi të bëjmë me dëmtime serioze nga tërmeti, nëse banesat janë të banueshme ose jo, e më pas do të merren masa për ndërhyrje./TCh

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme