Zjarri përfshin një ndërtesë në Tophane, evakuohen banorët

Prishtinë | 01 Shk 2021 | 15:48 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një zjarr i madh e ka kapluar ballkonin e një ndërtese në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Tophane në kryeqytet.

Ekipi i Ekonomia Online është në vendin e ngjarjes dhe do t’iu informojë për këtë rast.

Sipas informatave nga zjarrfikësit, banorët që kanë qenë brenda janë larguar.

Përgjegjës kryesor i zjarrfiksve, Fatmir Ndrecaj, tha se edhe pse kanë pasur mungesë të stafit kanë arritur t’i evaukojnë banorët me sukses.

“Kemi dal mjaftë shpejt na u ka dashtë më shume punë pasi edhe stafi është i kufizuar, por ia kemi dal. Disa banorë kanë thithur gazra por nuk ka të lënduar. Kemi evokuar një numër të madh, kemi arritur në vendin e ngjarjes pas 15- 30 min. Evaukimin e kemi bërë në katet tjera”, tha Ndrecaj.

Ekipet emergjente kanë arritur në vendngjarje, ku ka ndodhur zjarri në një banesë afër Kolegjit Rinvest.

Lidhur më këtë rast, Policia e Kosovës në një përgjigje për Ekonomia Online, ka thënë se nuk raportohe për të lënduar dhe  njësitë përkatëse janë në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 15:30 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një  ndërtesë në rrugën “Lidhja e Prizrenit në Prishtinë. Nuk  raportohet për persona të lënduar”

  “Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Është bërë largimi i banorëve jashtë një perimetri të caktuar derisa është lokalizuar zjarri dhe është evituar çdo rrezik i mundshëm”.

“Për detaje rreth rastit do të njoftojeni pasi që nga njësitet kompetente të përfundojnë ekzaminimet e vendit të ngjarjes”.

Të ngjashme