Kremrat e lëkurës, shkaktarë të vdekjeve nga zjarri

Prishtinë | 27 Dhj 2022 | 00:09 | Nga Ekonomia Online

Kremrat e lëkurës që përdoren për të kuruar lëkurën e thatë dhe të yndyrshme mund të shkaktojnë vdekje nga zjarri.

Një studim i ri ka paralajmëruar për produktet me parafinë, të cilat ndizen shumë lehtë, sidomos nëse gjenden në pëlhura dhe bien në kontakt me cigaren apo ndonjë flakë tjetër.

MHRA ka dëgjuar për më shumë se 50 vdekje të tilla të raportuara nga shërbimet britanike të zjarrit, shkruan BBC.

Në paralajmërim thuhet se njerëzit nuk duhet të ndalojnë përdorimin e kremrave, por të jenë të vetëdijshëm për rrezikun.

Më parë thuhej se më shumë rrezikoheshin ata që përdornin produkte me 50% parafinë, por studimi i ri tregon se të gjithë kremrat shkaktojnë rrezik për jetën e njerëzve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme