Pse shfaqen strijat në lëkurë?

Prishtinë | 25 Nën 2017 | 22:20 | Nga

Strijat shfaqen si pasojë e tendosjes së tepërt të lëkurës. Shtresa e mesme e lëkurës, derma, është e ndërtuar nga indi lidhor dhe fijet e kolagjenit e të elastinës. Këto fije i japin lëkurës tonus dhe elasticitet.

Në rast se këto fije tërhiqen jashtë mundësive të elasticitetit të tyre për arsye të ndryshme, atëherë këputen. Këputja e tyre shfaqet në sipërfaqe, në trajtën e strijeve të lëkurës.

Shfaqja e strijeve është e zakonshme në situata të ndryshme, si për shembull:

Grave gjatë shtatzënisë u shfaqen strijat për shkak të tërheqjes së lëkurës për t’i bërë vend bebit që po zhvillohet.

Strijat ndonjëherë shfaqen kur shtoni menjëherë në peshë ose kur bini menjëherë nga pesha. Adoleshentët gjithashtu mund të vënë re shenja të strijave për shkak të zhvillimit të tyre të menjëhershëm.

Mundësia juaj për të pasur strija rritet nëse:
Jeni grua
Keni në familje njerëz që kanë strija
Jeni shtatzënë
Jeni mbipeshë
Keni pasur një rënie ose shtim drastik në peshë

Këshillë: Merrni disa lloj ilaçesh që ulin elasticitetin e lëkurës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme