Zgjidhni këto produkte natyrale për një lëkurë të shëndetshme

Prishtinë | 13 Nën 2023 | 22:39 | Nga

Kujdesi ndaj lëkurës është çështje dite për të gjitha vajzat. Mes të gjitha produkteve që ka në treg, zgjedhja përsëri është e vështirë, pasi nuk ndodh shpesh të gjesh produktin që i përmbush të gjitha kërkesat e lëkurës. Ajo që të gjitha ne kërkojmë më shumë te një produkt bukurie, në mënyrë që të na bindë për ta bërë pjesë të rutinës të kujdesit ndaj lëkurës, është të përmbajë përbërës të sigurt për shëndetin (100% natyral), të jetë ushqyes për lëkurën dhe, mbi të gjitha, të japë efektin e shumëpritur.

Pas disa vitesh, në “luftë” për gjetjen e një produkti që përmbushte kërkesat e mia, një mikesha ime më sugjeroi produktet australiane të Australian Skincare, që vijnë në Shqipëri nga Apialpharma. Ajo që më joshi që në fillim dhe më nxiti t’i provoja ishte përbërja 100 për qind natyrale. Pra, nuk përmbajnë kimikate apo përbërës të tjerë të dëmshëm, por janë të sigurt jo vetëm për lëkurën, por edhe për mjedisin. Produktet janë të pasur me vitamina, antioksidantë dhe ushqyes për lëkurën, të cilat, të kombinuara së bashku, stimulojnë prodhimin e kolagjenit – proteina më e rëndësishme për organizmin.

Është e rëndësishme të dimë se prodhimi i kolagjenit, pas moshës 25-vjeçare, reduktohet ndjeshëm, gjë që sjell humbjen e elasticitetit të lëkurës dhe krijimin e rrudhave dhe njollave të errëta. Prandaj përdorimi i produkteve që stimulojnë prodhimin e tij është i domosdoshëm për të patur një lëkurë të re dhe të freskët.

Me përdorimin e produkteve të Apialpharma, fillova të vija re menjëherë ndryshimin në lëkurë. Produktet që ofron Apialpharma, të kombinuar edhe me njëri-tjetrin, ishin zgjidhja perfekte e problemeve të fytyrës sime, që nuk ishin të pakëta. Ajo që më pëlqeu më shumë ishte se këto produkte, jo vetëm i dhanë lëkurës vitalitetin e munguar prej kohësh, por pasi ndërpreva përdorimin e tyre lëkura ime dukej po njësoj. Më pas u informova se përbërësit e produkteve ndërhyjnë dhe veprojnë në përbërje të qelizës, prandaj me ndërprerjen e përdorimit të tyre efekti vazhdon. U binda që investimi që kisha bërë ia vlente! Ju keni mundësi të zgjidhni mes dy linjave të produkteve kozmetike Sasy n Savy dhe NEO.

Ka 47 përbërës aktivë në gamën e produkteve me mbi 41 përfitime shëndetësore dhe për lëkurën, të lidhur për të stimuluar rritjen e qelizave të lëkurës dhe kolagjenit.

Sasy n Savy është një kompani australiane që prodhon produkte për fytyrën, trupin dhe flokët. Dhe kujdeset që të ndiheni dhe të dukeni më të rinj. Përbërësit kryesorë të produkteve të kësaj linje përfshijnë: Kakadu Plum, që është burimi më i lartë i vitaminës C në botë. Përmban antioksidantë që parandalojnë dëmtimin e strukturës së qelizave të lëkurës dhe ndihmojnë në stimulimin e prodhimit të elastinit dhe kolagjenit për të siguruar mbajtjen e lakueshmërisë së lëkurës. Luleshtrydhja e egër e Rosella përmban proteina dhe lëndë ushqyese natyrale për të ringjallur lëkurën tuaj. Ekstrakt boronice që është një antioksidues dhe një anti-inflamator i fuqishëm. Ekstrakt Wild Rosella që është një proteinë e lartë natyrore që ringjallë lëkurën tuaj.

Pjesë e kësaj linje janë këto produkte:

1. Anti Aging Vitamin Serum. Serumi antirrudhë është i pasur me vitamina, antioksidantë dhe ushqyes, që stimulojnë rigjenerimin e qelizave të lëkurës dhe prodhimin e kolagjenit, duke e bërë lëkurën të duket më e re.

2. Firming Eye Cream. Kremi i syve që redukton dukjen e rrudhave të lehta dhe rrathëve të zinj të syve. Përdoret dy herë në ditë dhe është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurave.

3. Vitamin Enriched Rejuvenation Serum. Serumi për përtëritjen e lëkurës është i pasur me vitaminat A, B, C, E dhe me antioksidantë. Serumi luksoz parandalon dëmin nga rrezet UV dhe njollat e moshës, ndërkohë që edhe stimulon kolagjenin dhe përtëritjen e qelizave të lëkurës.

4. Purifying Balancing Toner. Toniku pastrues dhe balancues heq yndyrën e tepërt, papastërtitë dhe ndiçimin e tepruar në sipërfaqe të lëkurës. Rregullon pH e lëkurës dhe zvogëlon poret. Përdoret përditë pas pastrimit të lëkurës dhe e lë atë të pastër dhe të freskët. Është ideal për lëkurë të yndyrshme në mikse.

5. The Revive Face Lotion. Locioni për vitalitetin e lëkurës ndihmon në hidratimin dhe zbutjen e lëkurës. Ndihmon kundër dëmtimit të radikaleve të lira dhe tharjes apo dehidratimit të lëkurës. Përthithet shumë shpejt nga lëkura dhe përmban vitamina, antioksidantë dhe vajëra natyralë. Është ideal për lëkurë të yndyrshme në mikse.

6. SPF 15 Skin Firming Creme. Kremi antirrudhë me SPF 15 siguron përkujdesje dhe mbrojtje të përditshme të lëkurës. Hidraton dhe ushqen lëkurën, ndërkohë që edhe parandalon plakjen e parakohshme. Përdoret përditë dhe është ideal për çdo lloj lëkure.

7. Vitamin Enriched Facial Exfoliant. Eksfolianti për fytyrën është i pasur me vitamina dhe antioksidantë, që ndihmojnë në rritjen e elasticitetit të lëkurës si dhe në reduktimin e skuqjeve dhe irritimeve të lëkurës. Heq qelizat e vdekura dhe yndyrën e tepërt duke e lënë lëkurën më të pastër. Është ideal për të gjitha lëkurat dhe mund të përdoret përditë.

8. Spearmint n Lavender Sea Salt Foaming Cleanser. Shkuma pastruese me kripë deti bën pastrim të thellë të fytyrës si dhe ndihmon në rritjen e elasticitetit të lëkurës. E bën atë të duket më e ndriçuar dhe më e freskët. Është e përshtatshme për lëkurë të yndyrshme në mikse.

Dallimi i këtyre linjave është se të gjitha produktet janë bërë nga bimët më të bukura botanike australiane, erëza, ekstrakte, vajra esenciale dhe vajra vegjetale te presuara në të ftohtë. Të gjitha produktet janë të larta në vitamina, antioksidantë dhe lëndë ushqyese që janë jetësore për rritjen e shëndetshme të qelizave të lëkurës. Të sigurta për t’u përdorur në të gjitha llojet e lëkurave dhe janë 100 për qind australiane.

Diçka që ia vlen të përmendet është se produktet nuk kanë: kimikate, paraben, sulfat natriumi, petrokimike ose vajra minerale, ngjyra sintetike ose artificiale, DEA ose MEA, pesticide ose mbetje herbicid, ETOSHILAT ose Glikol Propilen, silikone ose phthalates.

NEO është linja përkujdesëse për lëkurën dhe është rezultat i disa viteve kërkim për kujdesin e lëkurës.

1. Cleanse1. Redukton skuqjen e lëkurës si dhe parandalon shfaqjen e rrudhave. E bën lëkurën të duket më e shëndetshme dhe më e re. Është hapi i parë për përkujdesjen e lëkurës.

2. Moisture3. Antirrudha me kolagjen siguron hidratimin e lëkurës, redukton skuqjet dhe shenjat e moshës. MOISTURE3 redukton rrudhat dhe i jep lëkurës shkëlqim.

3. Serum2. Është i pasur me Q10 dhe antioksidantë, që stimulojnë rigjenerimin e qelizave dhe prodhimin e kolagjenit për riparimin e qelizave të lëkurës. E bën lëkurën të duket më e re.

4. Scrub+. Heq qelizat e vdekura dhe nxit elasticitetin e lëkurës dhe siguron një pamje më të freskët të saj. Gjalpi shea që përban scrub-i ndihmon në hidratimin e lëkurës duke e lënë atë shumë të butë.

5. Smooth+. Zbutësi dhe reduktuesi i rrudhave ndihmon në përmirësimin e vijave dhe rrudhave dhe i jep lëkurës një shkëlqim të menjëhershëm.

6. Përbërësit e tyre qetësojnë sytë dhe reduktojnë dukjen e shenjave të lehta të moshës, rrathëve të zinj dhe rrudhave, duke hidratuar zonën rreth syve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme