Ben Blushi publikon librin “Kryeministri”

Prishtinë | 05 Nën 2016 | 17:51 | Nga

Shkrimtari, publicisti e politikani, Ben Blushi, sot ka publikuar librin e tij më të ri, “Kryeministri”.

Këtë informacion ai e ka bërë të ditur në llogarinë e tij në “Facebook”, ku ka publikuar kopertinën e librit.

“Ky është KM. Libri im i ri. Që tani në çdo librari”, shkruan Blushi, i cili njihet për librat e tij shumë të lexuar, duke veçuar librin “Kandidati”.

Ai vetëm pak ditë më parë i dha jetë një tjetër lëvizjeje politike, të cilës i vuri emrin “Libra”. Kjo erdhi pas një ndarje nga Partia Socialiste, ku prej fundviteve të ’90-a ka dhënë kontributin në shumë pozita.

Ai u largua nga PS-ja, pasi kërkoi për shumë herë që të mbaheshin zgjedhjet brend partisë, por kjo kërkesë e tij nuk u realizua nga dikur miku i tij, sot kryeministri shqiptar dhe kryetari i PS-së, Edi Rama.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme