Nëse ka një gjë që duam të gjithë, është të jemi të lumtur. Mund të themi se gjithë kohës jemi në kërkim të saj. Por ndonjëherë lumturia mund të jetë e vështirë për t’u arritur, sidomos kur ke një ditë të keqe. Mos u shqetësoni, të gjithë kalojmë nga ato ditët që ndihemi sikur asgjë nuk do të rregullohet.
Sa më shumë kohë kaloni duke njohur veten, aq më shumë mund të kuptoni se lumturia është një zgjedhje.
Kështu që nëse doni të ndiheni të lumtur, thjesht ndiqni këto 3 këshilla:
Hapi i parë: Fillo të besosh
Mund të bësh gjithçka. Është mendja, trupi dhe zgjedhja jote. Ndonjëherë gjërat mund të shkojnë keq, por është mënyra sesi reagon ndaj tyre, që tregon shumë për ty. Beso që qielli është limiti, ajo që të pengon është një test dhe nuk ka asgjë që nuk mund ta kapërcesh. Ajo që është keq tani, nuk do të zgjasë gjithmonë. Nis duke kuptuar, që gjërat nuk do të jenë 100% okej gjatë gjithë kohës dhe parashikoje këtë.
Hapi i dytë: Vendos një perspektivë
Një nga truket është ta vendosësh jetën në perspektivë. Sa herë që diçka nuk shkon mirë, gjithmonë mendo se mund të bëhet edhe më keq. Sepse mundet. Kur mendon për botën dhe të gjitha padrejtësitë e saj, mund të bëjë që problemet e tua të duken kaq të vogla në krahasim me të. Ajo që ndjen është e justifikuar, por ji mirënjohës që u zgjove këtë mëngjes.
Shikoj rreth meje dhe shiko atë që është para meje. Ke një çati mbi kokë, familjen që të mbështet dhe miqtë që të mbushin me gëzim. Kujto gjithmonë që ke dikë apo diçka dhe përqendrohu në të, shkruan iconstyle. Duke qenë mirënjohës për atë që ke, nuk do të përqendrohesh në atë që nuk ke. Është e lehtë të harrohesh mes ëndrrave, por duke u përqendruar në atë që të mungon, harron të numërosh bekimet e tua.
Hapi i tretë: Mendon për jetën tënde
Nëse diçka vazhdimisht të ul poshtë, qoftë puna ose një mik, atëherë është koha të marrësh disa vendime të vështira. Në mënyrë që të jesh i lumtur, duhet të shikosh vazhdimisht jetën tënde dhe t’i lësh gjërat që të bëjnë të pakënaqur dhe të tërheqin pas. Procesi i braktisjes mund të sjellë pakënaqësi, por kalon shpejt. Sepse në fund, do të jesh shumë më i lumtur.
Edhe diçka aq e thjeshtë, sa të zgjohesh herët në mëngjes mund të bëjë të ndihesh më mirë. Studimet tregojnë se ata që zgjohen shpejt janë më të motivuar, të fokusuar dhe kanë shëndet mendor më të mirë.
Pra, duhet të bësh një vështrim mbi situatën tënde dhe të mendosh se çfarë mund të ndryshosh për ta përmirësuar. Në këtë mënyrë, jeta jote jo vetëm që do të jetë më e lehtë, por më e lumtur.