Një pjesë e madhe e pijedashësve preferojnë verën e bardhë në çdo stinë.
Shoqëruar me ushqime që ndryshme ajo është e pëlqyera e shumë njerëz. Epo duket se duhet të gjeni një pije të re për të kaluar një kohë të bukur midis miqve. Vera e bardhë tashmë duket se është një shkaktare e kancerit të lëkurës, shkruan Living.
Një studimi i Shoqatës Amerikane për Kërkimin mbi Kancerin ka zbuluar se sa më shumë ta konsumosh, aq më i rrezikuar je ndaj melanomës.
Sigurisht që kjo nuk nënkupton se nëse pi verë të bardhë, prekesh automatikisht nga kanceri i lëkurës. Ekspertët këshillojnë se duhet të tregohemi të kujdesshëm.
“Konsumimi me sasi të duhura të alkoolit zvogëlon rrezikun për sëmundje koronare. Kështu që, si përfitimet, ashtu edhe rreziqet e alkoolit, duhet të merren parasysh”, thotë studimi.