Bënin gara me vetura, policia zvicerane arreston kosovaren dhe një gjermane

Prishtinë | 05 Jan 2022 | 19:51 | Nga Ekonomia Online

Oficerët e policisë së Cyrihut ndoqën dy makinat teksa dilnin nga autostrada në dalje të Dietikon. Një patrullë policie kantonale e Cyrihut arrestoi të hënën dy vajza shofere në autostradën A1 në Dietikon (ZH).

Dy vajzat e reja, të cilat ndoshta ishin në garë, e kishin shkelur me 150 km/h, gati dyfishi i shpejtësisë së lejuar në atë pikë, njofton gazeta Le Canton27.ch duke ju refuruar policisë kantonale.

Oficerët e policisë së Cyrihut ndoqën dy makinat teksa dilnin nga autostrada në dalje të Dietikon.

Pikërisht aty kanë arritur të arrestojnë dy shoferët, një shqiptare nga Kosova 21-vjeçare dhe një gjermane 23-vjeçare, thuhet në një deklaratë të policisë të martën.

Dy femrat po udhëtonin drejt Bernës dhe kishin tejkaluar kufirin e autorizuar atje me 70 km/orë.

Policia po përpiqet të sqarojë nëse ata po përfshiheshin në një garë.

Makinat e tyre u sekuestruan.

Dy të rejat duhet të dorëzojnë menjëherë patentën dhe tashmë do të duhet të përgjigjen në gjykatë për veprimet e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme