Gjërat të cilat nuk duhet t’i mbani asnjëherë në makinë

Prishtinë | 28 Tet 2019 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Makinat janë të krijuara për të transportuar, jo për të mbajtur gjëra në të. Mbajtja e sendeve në makinë, nuk është një zgjidhje e mirë.

Këto janë 9 gjërat të cilat nuk duhet ti mbani në makinë:

1. Ilaçet – Ilaçet, në përgjithësi, duhet të ruhen në temperaturë dhomë, por makinat rrallë mund të kenë temperaturën e dhomës.
Nxehtësia nuk do t’i bëjë ilaçet tuaja të dëmshme, por do i bëjë jo efektive.

2. Pajisjet elektronike-Pajisjet elektronike janë pajisje të shtrenjta, dhe janë shumë të ekspozuara ndaj vjedhjeve. Prandaj asnjëherë mos i harroni në makinë, kompjuterë, celularë, laptopë etj.

3. Krem mbrojtës-Në mënyrë ironike, përbërësit aktivë të kremit mbrojtës prishen në nxehtësi të lartë. Duke e lënë në makinë, efekti i saj do të bie. Plus, nxehtësi mund të mundësojë dhe shpërthimin e saj.

4. Shishe me ujë-Shishet plastike kanë kimikate, dhe të ekspozuara në diell do i çlirojnë. Më pas kimikatet do futen në ujin që ju do pini. Mikroorganizmat do sjellin probleme në shëndetin tuaj, për këtë arsye dritare.net sugjeron të mos mbani shishet e ujit në makinë.

5. Çantat e krahut-Lënia e çantës ose portofolit në makinë, do të nxisë hajdutët ta vjedhin atë, edhe nëse keni mbyllur dyert dhe keni marrë gjërat e rëndësishme.

6. Syzet-Mos i lini syzet në makinë, por dhe nëse i lini mos i vendosni në një pjesë ku mund të jenë të ekspozuara ndaj diellit. Temperaturat e larta do t’i deformojnë. Gjithashtu, xhamat tërheqin diell, që më pas ndikon negativisht në sy, kur vendosni syzet.

7. Dokumente të rëndësishme-Nëse keni dokumente të rëndësishme që doni t’i postoni, apo janë prioritet në detyrën tuaj, bëni mirë të mos i lini në makinë. Lënia në makinë rrit rrezikun që dikush t’i vjedhë. Është më mirë t’i lini në shtëpi, nëse nuk iu duhen urgjent.

8. Pasaportën-Asnjëherë mos e lini pasaportën në makinë, edhe nëse e keni bezdi ta mbani e vete. Vjedhja e identitetit është shumë më e lehtë të bëhet nga pasaporta.

9. Vera-Vera është një nga pijet që nuk duhet të mbani në makinë. Nëse shishja merr shumë nxehtësi, kontaminon verën./GM

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme