Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, ka thënë se nuk do të rrezikojnë me Karim Benzeman për ndeshjen ndaj Atalantës.
Sulmuesi francezo liroi fushën në fitoren e djeshme kundër Valladolid për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës dhe është në dyshim për takimin me Atalantën në Ligën e Kampionëve javën e ardhshme.
Benzema do të ketë një kontroll më të detajuar ditën e sotme, por Zidane ka dhënë pak shpresë që ai mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e së mërkurës.
“Ne nuk do të rrezikojmë me Benzeman sepse sezoni është i gjatë. Nëse është mirë, do të jetë me ne. Nëse jo, ai nuk do të jetë në skuadër. Ne kurrë nuk rrezikojmë. Nëse do të ishte finale e Ligës së Kampionëve, ajo është ndryshe dhe mund të rrezikonim. Nëse është loja finale e sezonit të La Ligës, mbase. Por jo në këtë raund“, deklaroi tekniku francez.