Sulmuesi i skuadrës Real Madrid, Karim Benzema, e ka nderuar reperin ikonik, Tupac Shakur, me pamjen e tij elegante në ceremoninë e Topit të Artë 2022.
Prej kohësh është ditur se futbollisti francez është një fans i madh i legjendës së repit, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Benzema e ka shprehur admirimin e tij për artistin amerikan rregullisht gjatë viteve, me kronologjinë e tij të mediave sociale të mbushura me imazhe të një figure legjendare nga skena e muzikës dhe filmit.
Tani ai vendosi ta nderojë sërish njërin prej heronjve të fëmijërisë së tij kur veshi syze të arta me kornizë të rrumbullakët dhe një jakë të zezë në një natë që i solli atij një Top të Artë prestigjioz si futbollisti më i mirë në planet.
Tupac u vish ngjashëm kur mori pjesë në American Music Awards 1996 në Los Angeles.