Minutat në të cilët Karim Benzema i shënoi dy gola në barazimin e Francës me Portugalinë në Euro 2020 i ka habitur shumë njerëz.
Benzema, i rikthyer në kombëtare pas një mungesë mbi pesëvjeçare, shënoi dy herë për t’ia siguruar Francës vendin e parë në Grupin F në Euro 2020 dhe rrjedhimisht kalimin në rrethin e 16 ekipeve më të mira të mërkurën.
Benzema bëri shumë gjëra për ta marrë vëmendjen kryesore pas kësaj ndeshjeje, pasi shënoi për herë të parë pas rikthimit dhe u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes para Cristiano Ronaldos, i cili po ashtu shënoi dy gola për t’ia siguruar Portugalisë mbetjen në Euro 2020.
Por ishte një arsye tjetër, tejet e pazakontë, që mori vëmendje në rrjetet sociale një ditë më vonë, një rastësi e paparë: 32-vjeçari i shënoi golat në kohë saktësisht të njëjtë.
Benzema i shënoi golin e parë nga penalltia në minutën e 46:44 dhe pastaj golin e dytë në minutën e 46:44 pasi i iku kurthit të pozitës jashtë loje të mbrojtjes portugeze për ta mposhtur Rui Patricion.
Sulmuesi i Real Madridit i shënoi golat në minutat e njëjtë por në pjesë të ndryshme. Në fund të pjesës së parë dhe në fillim të pjesës së dytë.
Franca do të përballet me Zvicrën në 1/8 e finales, ndërsa Portugalia me Belgjikën.
Në rast se i kalojnë kundërshtarët e tyre përkatës në 1/8 e finales dhe në çerekfinale, Franca dhe Portugalia do të përballen sërish në gjysmëfinale.