Serbia pasi bëri pastrimin etnik të Sanxhakut të Nishit, në vitin 1876/1877, kur dëboi me dhunë e gjenocid shqiptarët nga 700 fshatra, dhe pas pushtimit të Kosovës, në vitin 1912, nisi përpjekjet për kolonizim. T’i përkujtojmë përpjekjet e periudhës së MbretërisëSerbo-Kroate- Sllovene, kur Serbia në Kosovë solli kolonë të panumërt duke i vendosur ata nëpër tokat e shqiptarëve. Krahas kolonizimit, në atë fazë ajo shpërnguli me dhunë mbi 250 mijë shqiptarë. Ngjashëm me këtë , edhe pas Luftës së Dytë Botërore, nisi me shpërngulje e gjenocid. Në periudhën e Titos, mbi 49 mijë shqiptarë u vranë, dhe mbi 200 mijë të tjerë u detyruan të largohen nga një aksionfamëkeq, që kishte ndërmarrë shovinizmi serb mbi shqiptarët e Kosovës, i njohur si aksioniiRankoviqit, ish-ministrit serb i punëve të brendshme. Përpjekje për kolonizim të Kosovës ndodhen edhe në periudhën, pas viteve të nëntëdhjeta, kur nga viset e ndryshme të Kroacisë e Bosnjës u sollën individë e familje të tëra. Është e çuditshme, prandaj, se këto aspirata të Serbisë nuk prajnë edhe sot. Ajo nuk lë gur pa lëvizur, për të arritur qëllimin e saj në këtë plan. Edhe pse nuk la gjë e krim pa bërë në hapësirat e ish-Jugosllavisë, ajo duke përdorur të ashtuquajturin dialog me Prishtinën, në mënyrë tejet perfide po synon ta ri kolonizojëKosovën e cila tashmë është e pavarur dhe e njohur ndërkombëtarisht nga 115 shtete . Ajo duke e shfrytëzuar mos unitetin dhe paaftësinë tonë, arriti me sukses ta plagosë pavarësinë e vendit, nëpërmjet një fusnote, të cilën pala shqiptare e pranoi pa i ditur pasojat e saja, kurse me këtë veprim “Serbia mori statusin e kandidatit për anëtarësim në BE”, duke e vënë vendin tonë në pozitë të pabarabartë në raport me shtetet tjera të pavarura. Me një fjalë, me këtë rast pala kosovare cenoi sovranitetin ndërkombëtar të vendit për interesa të shtetit serb!!!
Pas këtij akti, që ajo e konsideroi si sukses, ka nisur një “ofensivë” në drejtim të shndërrimit të Kosovës në pjesë të dy etnive: të shqiptarëve dhe të serbëve, që nuk është hiq tjetër por tendencë e hapur për rikolonizim të vendit. Pra, ajo me perfiditetin e saj, por edhe me ndihmën e “negociatorëve” shqiptarë, ngadalë dhe në mënyrë të heshtur Kosovën insiston ta tërheq nga “Multietniciteti”, të cilin e parasheh Kushtetuta jonë “hibride”, për ta bërë Kosovën një shtet jo funksional, ku do të sundojë krimi dhe korrupsioni. Zaten, tërë përpjekjet e Serbisë, tëbazuara edhe në strategjinëembretit serb Pashiq, në shekullin e fundit shkuan në drejtim, që hapësirat shqiptare të bëheshin të izoluara dhe të pazhvilluara.Ato, madje, shoqëroheshin me një propagandë të zezë antishqiptare, ku shqiptari paraqitej si fundamentalist islam, kriminel, narkoman….Zaten, krejt propaganda gojore dhe ajo e shkruar serbe e orkestruar nga Akademia e Arteve dhe e Shkencave të Serbisë, por edhe nga Kisha Ortodokse serbe është e bazuar në denigrimin e shqiptarëve. Për ilustrim, po përmendi nja disa shembuj,autore e të cilave ishte Serbia, por që ato veprime ua ngarkonte shqiptarëve. Fjala vjen, pas viteve të ’90-ta, kur u mor autonomia e Kosovës, regjimi iMilosheviqit kishte ndërmarrë disa hapa. Në fillim nisi pastrimin etnik të vendeve të punës, pastaj vrasjet dhe spastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët, kurse në ndërkohë drogën që e prodhonte në Serbi dhe në fabrikën e ilaçeve në Prizren, e shiste për nevojate shtetit serb,dhe tërë këto veprimepërpiqej t’ua m’vishte shqiptarëve. Madje, ajo bëri edhe një përpjekje, që konsideroi se pati sukses, kurme rastin e marrjes peng të mijëra shqiptarëve, të cilët i dërgoi në Serbi e atje i ekzekutoi, ua mori organet dhe këtë dukuri gjenocidiale nëpërmjet DikMartit arriti t’ua m‘vishte shqiptarëve!!!Këtë e dëshmon edhe “antropologu i lartë i ICMP-së, për mjekësi ligjore Dr.MarkSkinner, sipas të cilit këto dyshime janë përqendruar tek 82 persona, të cilët ishin transportuar të gjallë deri në Serbi, ku të njëjtit më pas ishin varrosur me arkivole dhe qese të etiketuara në varrezat e Rashkës, Batanjicës dhe Petrovosellës”.
Ndërsa, sot duke luajtur rolin e viktimës, Serbiapo arrin me sukses ta mashtrojë jo vetëm faktorin ndërkombëtar, por edhe “negociatorët” tanë (që kam përshtypjen se ma shumë vrapuan e vrapojnë pas mëditjeve, se që iu interesoi interesi i vendit) dhe shtegton drejt qëllimit që qon në rikolonizim, apo copëtim të vendit.