Kandidati për deputet nga PDK-ja, Hajdar Beqa është takuar me banorët e lagjeve Dardania e Reka e Mirë, e për të cilët ka thënë se janë rreshtuar krahë kësaj partie.
“Bashkë e stopojmë krizën më 7 qershor dhe i rikthehemi punës për ta ndërtuar të ardhmen që e duam dhe e meriton Kosova”, ka shkruar Beqa.
Postimi i tij i plotë:
Edhe banoret e lagjeve Dardania e Reka e Mirë, si përherë, janë rreshtuar me Partinë Demokratike të Kosovës, si forca e ndryshimeve të mëdha për vendin.
Bashkë e stopojmë krizën më 7 qershor dhe i rikthehemi punës për ta ndërtuar të ardhmen që e duam dhe e meriton Kosova.
#PDK125 #HajdarBeqa28