Hajdar Beqa, kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, së bashku me Rininë Demokratike, ka ndezur qirinj para lapidarit të dëshmorëve “Shokët e Lirisë” për të shënuar Ditën e Gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë.
Beqa ka thënë se kjo ditë ‘na rikujton dhimbjen dhe sakrificën e mijëra jetëve të pafajshme, si dhe detyrën tonë për të mos harruar kurrë këtë krim të rëndë kundër njerëzimit’, shkruan Ekonomia Online.
“Sonte, së bashku me Rininë Demokratike, bëmë ndezjen e qirinjve para lapidarit “Shokët e Lirisë” në Gjakovë, për të përkujtuar Ditën e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Kosovë. Kjo ditë na rikujton dhimbjen dhe sakrificën e mijëra jetëve të pafajshme, si dhe detyrën tonë për të mos harruar kurrë këtë krim të rëndë kundër njerëzimit. Përkujtimi i këtij gjenocidi është një thirrje për drejtësi dhe një zotim për të punuar për paqen dhe dinjitetin e kombit tonë”, ka shkruar Beqa.