Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Hajdar Beqa ka propozuar që të bëhet plotësim ndryshimi i Ligjit për Shtetësi dhe Ligjit për të Huaj, raporton Ekonomia Online.
Beqa në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ku po diskutohet për gjendjen në Luginën e Preshevës tha se me këtë ndryshim qytetarëve e kësaj pjese e dëshmojnë se kanë jetuar 10 vjet në Kosovë do tu mundësohet të marrin shtetësinë.
“Ligji për Shtetësinë dhe Ligji për të Huaj që mundëson që këta qytetarë ta gëzojnë të drejtën që të pajisen me dokumente zyrtare deri të krijohen kushte më të mira”.
“Propozoj që qytetarët e Luginës që dëshmojnë se kanë jetuar 10 vite në Kosovë ta marrin shtetësinë. Këto iu ndihmon qytetarëve deri të vijnë ditë më të mira”.
“Fakti se disa prej tyre nuk e posedojnë lejeqëndrimi hasin vështirësi të ndryshme”.