Beqa: Nderimi për dëshmorët është një detyrim i shenjtë për çdo shqiptar

Prishtinë | 29 Jan 2025 | 19:03 | Nga Ekonomia Online

Hajdar Beqa, kandidat i PDK-së edhe për një mandat për deputet ka bërë homazhe në varrezat e tridhjetë Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Bishtazhin, Goden dhe Rogovë të Hasit, me rastin e 26-vjetorit të rënies së tyre.

Beqa ka thënë se sakrificat e tyre janë të pashlyeshme dhe nderimi për ta është një detyrim i shenjtë për çdo shqiptar.

“Ata janë shpirti i lirisë që vazhdon të udhëheqë çdo hap të jetës sonë”, ka shkruar Beqa në Facebook.

Të ngjashme