Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Hajdar Beqa ka mbajtur tubim kryetarët e nëndegëve dhe shefat e nën shtabeve në selinë e kësaj partie në Gjakovë.
Përmes një postimi në Facebook, Beqa ka deklaruar se këto tubime dëshmojmë angazhimin e strukturave në Gjakovë, që sipas tij, ky angazhim do të sjellë fitore të madhe për PDK-në.
“Sonte, në selinë e PDK-së në Gjakovë, mbajtëm takimin mobilizues me kryetarët e nëndegëve dhe shefat e nën shtabeve, ku u dëshmua edhe një herë se angazhimi i strukturave në Gjakovë do të sjellë fitoren e madhe për platformën politike të PDK-së – “Kosova mundet më mirë”, ka shkruar Beqa.