Beqa për grevën: Nëse s’ka marrëveshje deri të hënën Kuvendi të mblidhet urgjentisht

Prishtinë | 02 Sht 2022 | 12:53 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa ka thënë se dialogu është më shumë se i nevojshëm midis SBASHK-ut dhe Qeverisë.

Ai ka kërkuar që të gjindet një zgjidhje sa më e shpejtë e të mos pësojnë nxënësit.

“Nëse deri të hënën nuk ka marrëveshje atëherë propozoj si deputet që Kuvendi urgjentisht ta mbaj një seancë të jashtëzakonshme”, ka shkruar ndër të tjera Beqa.

Postimi i plotë:

Dialogu është më shumë se i nevojshëm midis SBASHK-ut dhe Qeverisë.

Të gjindet një zgjidhje sa më e shpejtë e të mos pësojnë nxënësit.

Kryeministri demagog dje u tall me grevistët, siç po tallet edhe me çështjet më të ndjeshme.

Nëse deri të hënën nuk ka marrëveshje atëherë propozoj si deputet që Kuvendi urgjentisht ta mbaj një seancë të jashtëzakonshme.

Të ngjashme