Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, ka reaguar ashpër ndaj intervistës së kryetarit të Vetëvendosjes, Visar Ymeri për gazetën serbe Danas ku ka thënë se PDK-në duhet ta nxjerrin në opozitë.
Beqa e ka thënë se po mos të ishin zyrtarët e PDK me luftu Serbinë, Visar Ymeri ende do të ishte kamarier.
Statusi i plotë i deputetit Beqa:
Visar Ymeri denoncon PDK-në në Serbi
Visari, paska kërkuar sot edhe në Serbi ndihmë për ta zhdukur PDK-në!
I mjerë kamarieri i mjerë! Denoncime dhe sharje tash edhe në Serbi! Po, a e din more Visar se po të mos ishte kjo PDK-ja për Serbinë, ti ende do ishe kamarier i denjë! Turp! Kjo është VV e vërtetë, ky është kryetari i tyre i mjerë që don me bashku Shqipërinë etnike!