Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë ka intervistuar ish-ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, raporton Ekonomia Online.
Ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj gjatë raportimit në komisionin hetimor për privatizim ka thënë se procesi i privatizimit të Telekomit është diskutuar nga njerëzit që nuk kanë lexuar kurrë. Ai ka thënë se dëmi ju është shkaktuar vendit.
“Në kohën sa kam qenë ministër ka qen prioritet i shtetit dhe qeverisë për t’i privatizuar ndërmarrjet publike. Vendimet për privatizimin e aseteve publike janë marr në Kuvendin e Kosovës. Unë personalisht kam besuar që procesi i privatizimit është esencial .Është e vërtet që procesi Telekomit ka qenë i diskutuar dhe është diskutuar nga njerëz që kurrë në jetën e tyre s’kanë lexuar dhe kjo ka bërë dëme edhe në imazhin e vendit dhe pas shumë thashethemeve ky proces ka përfunduar në arbitrazh ndërkombëtar. Ne jemi paditur me mbi 200 milionë euro. Ne jem fitues dhe kjo ka qenë një nga punët më kthyese të vendit tonë”.
“Procesi i privatizimit të sektori publik është bërë për të krijuar një hapësirë të konkurrencës në treg”, tha ai
Deputeti nga radhët e PDK-së Sejdi Hoxha ka pyetur se a mund ta ketë Telekomi çmimin e dikurshëm nëse qeveria vendos sërish ta privatizojë.
“A mund të na tregoni cili ka qenë vendim i arbitrazhit dhe a është dëmtuar qeveria e Kosovës me vendimin e këtij procesi dhe a mund ta ketë me Telekomi atë çmim nëse qeveria vendos sërish ta privatizojë”
Ndërsa kryetari i komisionit Hajrullah Ceku ka pyetur ish-ministri Beqaj se çka është tentuar me u arrit me procesin e privatizimit.
Ish-ministri Besim Beqaj ka refuzuar të përgjigjet në pyjet lidhur me procesin e privatizimit të KEDS-it.
Ai është arsyetuar se është në cilësinë e të akuzuarit për privatizimin e hidrocentralit dhe për këtë nuk do të prononcohet deri më përfundim të procesit, kur është pyetur nga Hekuran Murati anëtarë i komisionit.
“Mund të ju them se unë nuk mund të përgjigjem për këtë çështje pasi është një proces gjyqësorë” ka thënë ai.
Murati sqaroi se nuk po e pyet për privatizimin e hidrocentraleve por për procesin e shpërndarjes dhe faturimit.
“Nuk po pyes për privatizimin e hidrocentralit, nuk po pyes për atë pjesë, por a është bërë studim fizibiliteti”, ka thënë Murati.
“Ky proces është në gjykatë, Kuvendi i ka këto, ligjin me KEDS-in nuk do të prononcohem deri në përfundim të procedurës gjyqësore”ka thënë Beqaj.