Beqaj respekton vendimin e Veselit, dorëhiqet nga pozita e ministrit: Jam i pafajshëm

Prishtinë | 20 Qer 2019 | 11:08 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, pas vendimit të shefit të tij të partisë Kadri Veseli për të liruar për të liruar nga detyra të gjithë zyrtarët e PDK-së, të cilët kanë aktakuza, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, raporton Ekonomia Online.

Beqaj, i cili është pjesë e akuzës së rastit “Pronto”, tha se respekton vendimin e Veselit dhe se sot në mëngjes ka paraqitur dorëheqjen e tij te kryeministri Ramush Haradinaj.

Ai tha se akuzat ndaj tij janë të pabaza, duke u shprehur i bindur se është i pafajshëm.

Madje ai tutje shton se aktakuza ka një mal të metash e qysh në fillim është cilësuar si drejtësi selektive.

“Ju kam ftuar sot të iu njoftoj që në mëngjes kam paraqitur dorëheqjen time te kryeministri Ramush Haradinaj”.

“Konsideroj që ky është angazhim i përbashkët i të gjitha strukturave udhëheqëse sidomos në rastin tim jam i bindur që këto aktakuza janë të pabazuara në fakte dhe argumente ligjore dhe se drejtësia do të vërtetojë këtë. Unë besoj që drejtësia do ta vërtetojë pafajësinë time”.

“Aktakuza që unë përballem ka një mal të metash që në fillim është aplikuar si një drejtësi selektive. Gjatë angazhimit tim politik jam udhëhequr nga dy ndarje themelore zbatimi i ligjit dhe profesionalizimi”, tha Beqaj.

Përderisa të mërkurën në një konferencë, lideri i PDK-së bëri të ditur se i ka liruar nga detyra të gjithë të emëruarit e PDK-së që kanë aktakuza dhe që mbajnë pozita në institucionet publike.

Me këtë vendim të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, janë liruar nga detyra ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, zëvendësministri i FSK-së Agim Çeku dhe Nijazi Kryeziu, të cilët janë në procese gjyqësore.

Veseli po ashtu ka liruar nga detyra edhe të gjithë të zgjedhurit brenda strukturave drejtuese të PDK-së që kanë aktakuza të konfirmuara. Ky pezullim i funksioneve të tyre siç tha ai, vlen deri në shpalljen e aktgjykimeve të plotfuqishme.



Të ngjashme