Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Arbresha Kryeziu-Hyseni dhe Gazmend Gjyshinca e kanë lëshuar mbledhjen e komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporës, duke thënë se është i panevojshme raportimin i ministres Meliza Haradinaj-Stublla, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i këtij komisioni Ismet Beqiri dhe deputetit Gazmend Gjyshinca janë dëgjuar teksa i thonë njeri-tjetrit “piçpirik”.
Kryeziu në fillim të mbledhjes ka thënë që nuk e shohin të arsyeshme raportimin e ministres së Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla, në një komision si ky i integrimit evropian e të raportojë për procesin e liberalizimit të vizave.
Sipas Kryeziut, raportimi i ministres Haradinaj është thirrur pa aprovimin e komisionit.
Kjo ka nxitur reagimin e deputetes së PDK-së Blerta Deliu, e cila ka thënë se ka qenë ajo që e ka ftuar ministren për raportim dhe se një gjë e tillë është në fushë-veprimtarinë e komisionit.