Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka thesuar se shpreh përsëri në emër të LDK-së ngushëllime dhe keqardhje për vdekjen e aktivistit Astrit Dehari.
“Ne në asnjë rast nuk kemi qenë dhe nuk jemi që të marrim rolin e atyre që nuk e kemi të hetuesit, prokurorit apo gjykatësit. Ne kemi punuar që të kemi institucione shtetërore jo të besojmë në atë ku ne kemi dëshirë por të besojmë në fakte dhe argumente edhe pse sipas dikujt nuk mjaftojnë.
Duhet kërkuar rrugë ligjore dhe argumente që të zbulojnë vetë organet tona” ka thënë Beqiri.
Beqiri ka shtuar gjithashtu se se rasti Dehari edhe është keqpërdorur.
“Kaluan disa javë nga vdekja e të riu Dehari dhe konsiderojmë që fatkeqësisht është abuzuar dhe keqpërdorur një rast tragjik në forma dhe mënyra të ndryshme ne si institucione dhe si qytetarë kanë të drejtë të ngrisin zërin dhe të kërkojnë të drejtën por askush nga ne nuk duhet shfrytëzuar raste të tilla në mënyrë politike. Më vjen rënd ta them por nëse nuk i vije rënd dikujt të sillet ne si LDK duhet ta themi këtë qartë dhe në asnjë rrethanë nuk duhet politizuar rasti i vdekjes ë të riut Dehari dhe gjykuar njerëzit e individëve nga cilido subjekt politik dhe kjo është totalisht e pranueshme se si është bërë nga subjekti Vetëvendosje”, ka shtuar Beqiri.
Beqiri ka vazhduar duke thënë se pajtohen me sloganin “Drejtësi për Asstritin” dhe se e vërteta duhet të dihet.
Ndër të tjerash Beqiri ka përmendur edhe shumë vrasje të tjera të ndodhura në Kosovë.
“Ne si LDK kemi kërkuar që për shumë raste të ndodhura ndër vite që çdo vrasje apo edhe vetëvrasje për çdo humbje jete të veprimtarëve të LDK-së, që e vërteta duhet të dihet dhe duam ta dimë për të gjithë jetët e humbura.
Ne kemi të drejtë të dimë dhe obligim e kanë organet në mënyrë që të hiqet nga dora vullneti i njerëzve për të keqpërdorur këtë.
Ne kërkojmë dhe duam me ditë se kush ka tentu me vra Ibrahim Rugovën dhe shumë të tjerë por këtë e kërkojmë nga organet e rendit.