Vajza e Astritit vendos lule te varri i tij, Avni Dehari kërkon që Prokuroria mos ta zvarris rastin

Prishtinë | 05 Nën 2021 | 10:01 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në pesë vjetorin e vdekjes së aktivistit të VV-së, Astrit Dehari janë bërë homazhe te varri i tij në fshatin Zlltar, raporton Ekonomia Online.

Lule te varri i babait të ndjerë ka vendosur edhe vajza e tij, Arsa Dehari.

Arsa u lind shtatë muaj pas vdekjes së aktivistit Dehari. Ndërsa emri i saj, mbanë pikërisht shkronjat e babait të saj.

Babai i Astritit, Avni Dehari kërkoi nga Prokuroria që të mos zvarriten rastet dhe sa më shpejt të zbardhet rasti i Astritit dhe rastet tjera që duhet të zbardhe.

“I drejtohem Prokurorisë në emër të familjes dhe të qytetarëve që mos të i zvarrisë rastet siç ka bërë deri tash, të zbardhen në gjitha rastet”.

Të ngjashme