PSD-ja: Astriti vdiq kur padrejtësisht po mbahej në paraburgim

Prishtinë | 05 Nën 2020 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Partia Socialdemokrate ka bërë homazhe të varri i Astrit Deharit në 4 vjetorin e vdekjes së tij.

Kjo parti thotë se Dehari vdiq kur padrejtësisht po mbahej në paraburgim

“Astriti vdiq kur padrejtësisht po mbahej në paraburgim bashkë me 4 shokë e shoqe nën akuza të pabazuara. Ai vdiq në duar të shtetit e sot e kësaj dite nuk është dhënë llogari e përgjegjësi politike”.

“Prandaj do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi për Astritin sepse vetëm kështu mund të sigurojmë që shoqëria jonë të jetë e drejtë, e barabartë dhe e lirë”, thuhet në deklaratën e PSD-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme