Vijnë autorët e ekspertizës për vdekjen e Astrit Deharit, familja dhe Tomë Gashi paraqiten në Polici

Prishtinë | 22 Tet 2020 | 14:06 | Nga Ekonomia Online

Tomë Gashi, avokat i familjes së aktivistit të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, është paraqitur sot në Policinë e Kosovës në Prishtinë, së bashku me prindërit e Astrit Deharit, ku do të marrin pjesë në punën e planifikuar me ekspertët e Qendres Universitare Romande të Mjekësisë Ligjore në Zvicër- Lausanne, të cilët do të sqarohen lidhur me ekspertizat e tyre të datës 14 qershor 2019 dhe 9 shtator 2019 në lidhje me rastin Dehari, shkruan Gazeta Express.

Ndonëse e kritikoi Prokurorin e Shtetit, Gashi i është përgjigjur ftesës për të marrë pjesë në takimin me ekspertët zviceranë të mjekësisë ligjore që dhanë ekspertizën e tyre për vdekjen e Astrit Deharit.


“Në kërkim të drejtësisë!”, ka shkruar Gashi mbi fotografinë me prindërit e Astrit Deharit.

Para katër ditësh, kur iu bë ftesa, Gashi ngriti dyshime për rikonstruimin e qelisë ku vdiq Astrit Deharit, duke theksuar se nuk i beson Prokurorisë, e cila sipas tij, mund të fshehë diçka.

“Dy jav me heret ne Qendren e Paraburgimit ne Prizren aty ku e vran Astrit Deharin bejne fshehurazi rikonstruimin e vendit te ngjarjes pa prezenc te Avokatit te familjes Dehari. Ne nuk dijm qka ka bere Prokuroria dhe te tjerert ne qelin A3 , ku e mbajten 78 dit Astritin pa e marr ne pytje asnji her zyrtarisht.!? Tani na ftojn te marrim pjese ne punen me expert zviceran qe do te japin sqarime lidhur me expertizat e tyre qe e vertetuan vrasjen e Astriti ne burg. Une ju besoi experteve Zviceran por ketyre tanve aspak!
A po fsheh Prokuroria diqka ?”, kishte shkruar Gashi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme