Në veri të Afganistanit ua ndalojnë grave edhe emrat, të gjitha duhet të quhen “Bibi”

Prishtinë | 25 Nën 2026 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Në provincën e Balkhut, në veri të Afganistanit, talebanët kanë shpallur një dekret që u ndalon grave afgane të përdorin emrat e tyre.

Kjo ndalesë përfshin edhe dokumentet zyrtare, si dhe dokumentacionin për marrjen e shërbimeve spitalore.

Ndërkaq, grave në Afganistan, nga tani e tutje, do t’u drejtohen me emërtimin “Bibi”, që do të thotë gjyshe ose grua e moshuar, por që, sipas raportimeve, lidhet edhe me emërtimin e një kafshe, dhisë. Raporton CNEWS

“Kur një regjim ia zëvendëson emrin një gruaje me emrin e një kafshe, ai ia zhvesh njerëzoren dhe e redukton atë në një qenie të thjeshtë biologjike ose në një pronësi që i përket burrit”, denoncon Lalah Osmany, aktiviste afgane me bazë në Gjermani.

Të ngjashme