Ambasada e Francës në Prishtinë ka njoftuar shtetasit francezë se aplikimi i parë për lejeqëndrim në Kosovë tashmë mund të bëhet online, përmes platformës shtetërore e-Kosova.
Sipas njoftimit të ambasadës, shtetasit e huaj që dëshirojnë të pajisen me lejeqëndrim në Kosovë nuk kanë më nevojë të paraqiten fizikisht në institucionet përkatëse për të dorëzuar aplikimin e parë.
Megjithatë, ambasada ka sqaruar se aplikimi online duhet të bëhet nga brenda territorit të Kosovës.