Beqiri tregon nëse në mbledhje u diskutua për temën që u tha se përçau LDK-në

Prishtinë | 27 Maj 2018 | 15:17 | Nga

Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk e ka pasur temë diskutimi në mbledhjen e Kryesisë, çështjen e udhëheqjes së dialogut nga presidenti Hashim Thaçi.

Në media është raportuar se në këtë mbledhje të mbajtur të enjten në shtëpinë e kryetari të LDK-së, Isa Mustafa, kjo çështje ka ndarë në dysh LDK-në, me disa anëtarë të vjetër të partisë që përkrahin Thaçin si prijës i fazës së fundit të dialogut me Serbinë, dhe ‘brezit të republikës’ që janë kundër kësaj.

Por, këto i ka mohuar sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri. Ai për lajmi.net ka thënë se në mbledhjen e LDK-së është diskutuar për atë se a duhet vazhduar dialogu, por jo edhe për atë se kush duhet ta udhëheq.

“LDK si rrugë zgjidhje të problemeve gjithmonë ka pasur dialogun, kemi folur për çështje parimore në atë se a duhet me vazhdua dialogu, por nuk kemi biseduar për atë se kush e udhëheq dialogun, e thom me kompetencë se nuk është biseduar për këtë”, ka thënë Beqiri për lajmi.net.

Ai ka thënë se për atë se a duhet ta udhëheq Thaçi dialogun ende nuk ka vendim të partisë, por se ata kanë pasur rezerva për disa veprime të tij.

“Nuk do të pranojmë asgjë nga kushdo që udhëheq këto bisedime që dëmton vendin, interesat e shtetit”, është shprehur sekretari i LDK-së.

Thaçi kohë më parë kishte propozuar që për fazën finale të ketë një ekip uniteti, të përbërë edhe partitë parlamentare e shoqëria civile, por që nuk ka gjetur mbështetje nga subjektet politike.

Madje, ai në një nga deklarimet për media kishte thënë se është shumë më rëndësi që pjesë e këtij procesi të jetë LDK, si parti më përvojë të madhe.

E i gatshëm për të qenë krahë Thaçi në këto bisedime është shprehur nënkryetari I LDK-së, Lutfi Haziri, nëse partia e delegon për një gjë të tillë.

Pavarësisht kundërshtimeve të shumicës së partive që Thaçi të udhëheqë bisedimet, ai është duk zhvilluar takime në Bruksel me presidentit serb, ndërsa që një i tillë pritet të zhvillohet në mesin e muajit qershor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme