Berardi mund ta zgjedhë Romën

Prishtinë | 31 Maj 2017 | 08:44 | Nga

Domenico Berardi mund t’i bashkohet trajnerit Eusebio Di Francesco te Roma së bashku me Lorenzo Pellegrinin.

Trajneri i Sassuolos, i cili e ka fituar Scudetton në Stadio Olimpico në vitin 2001, pritet ta zë vendin e lënë bosh nga Luciano Spalletti.

Nëse ndodh kjo, natyrisht se do të ketë ndërhyrje në strategjinë transferuese të Giallorossëve, ndërsa Sportitalia bën të ditur se Berardi dhe Di Francesco kanë raporte shumë të mira.

Nga ana tjetër, sulmuesi është një tifoz i Interit dhe është lidhur me një kalim në Giuseppe Meazza, por dëshira e tij për të luajtur në Ligën e Kampionëve mund të ketë ndikim në vendimin që do të marrë.

Sassuolo dhe Roma deri më tani kanë bërë shumë marrëveshje bashkë, ndërsa tashmë janë duke diskutuar edhe për kthimin e Lorenzo Pellegrinit në kryeqytet.

Roma ka opsionin e riblerjes së 20-vjeçarit për 10 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme