Roma dhe Juventus po punojnë për një marrëveshje shkëmbimi

Prishtinë | 28 Qer 2021 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Dy skuadrat e mëdha italiane, Roma dhe Juventus janë duke punuar për një marrëveshje shkëmbimi.

Merih Demiral është dëshira e madhe e Romës për repartin defensivë, por çmimi i tij është shumë i lartë.

Zonja e Vjetër është gati ta shes lojtarin dhe kërkon 40 milionë euro që Roma nuk mund t’i ofrojë.

Giallorosët i kanë propozuar Juventusit sulmuesin boshnjak Edin Dzeko, në mënyrë që ta ulin çmimin për mbrojtësin turk.

Dzeko po vlerësohet rreth 15 milionë euro dhe nëse arrihet kjo marrëveshje atëherë Roma përveç boshnjakut duhet të derdhin edhe 25 milionë euro në arkat e klubit torinez.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme