Juventusi po përpiqet të nënshkruajë me Dembelen si transferim falas

Prishtinë | 11 Sht 2021 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Ousmane Dembele është futur në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën.

Sulmuesi francez është bashkuar me gjiganti spanjoll në verën e vitit 2017, derisa tanimë është futur në vitin e fundit të kontratës.

Barcelona i ka ofruar rinovimin edhe për pesë vite të tjera, por marrëveshja ende nuk është afër.

Duke parë situatën e paqartë mes lojtarit dhe klubit, Juventusi po përpiqet të përfitojë për ta bindur lojtarin të transferohet në Torino.

Mediat italiane kanë raportuar se Zonja e Vjetër është e gatshme të nënshkruajë me lojtarin një parakontratë në janar, në mënyrë që ai t’iu bashkohet atyre në verën e vitit 2022 si transferim i lirë.

24-vjeçari ka shprehur dëshirën për të mbetur te Barcelona, por gjiganti katalunas duhet t’ia plotësojë kërkesat financiare.

Dembele u bashkua me katalunasit në verën e vitit 2017 për një pagesë prej 135 milionë euro, derisa vlera e tij tani sillet rreth 50 milionë.

Vlen të theksohet se interesim për francezin kanë shfaqur edhe skuadrat angleze si Arsenal dhe Manchester United. 


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme