Berati pa ujë, thatësira ul prurjet në basenin e Bogovës

Prishtinë | 10 Gus 2017 | 15:10 | Nga

Thatësira e tej zgjatur ka sjellë probleme të mëdha në furnizimin e qytetarëve të Beratit me ujë të pijshëm.

Qytetarët ankohen se uji vjen vetëm në orët e para të mëngjesit dhe vetëm në katet e para ose të dyta, ndërsa në ato më të larta mungon.

Drejtori i Ujësjellësit, Refat Arizaj thotë se kjo situatë ka ardhur si pasojë e rënies së prurjeve në basenin e Bogovës.

“Burimi i Bogovës, nga 55 mijë m3 në 24 orë që prodhonte në kohë normale, sot prodhon 25 mijë metër kub, ose 40 për qind të kapacitetit të prodhimit të tij normal. Kjo situatë na ka vënë në vështirësi por jo për Beratin dhe Kuçovën, por për zona më të largëta”, deklaron Arizaj.

Është hera e parë pas shumë vitesh që qytetarët e Beratit vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme