Ngjarje e rëndë në Berat, 40- vjeçari hidhet nga kati i shtatë

Prishtinë | 27 Qer 2019 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Berat.

Raportohet se një 40 vjeçar është hedhur nga kati i shtatë i pallatit ku jeton.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “30 vjetori” në Berat, rreth orës 07:00.

E.Riko, baba i dy fëmijëve, është hedhur nga ballkoni dhe për pasojë ka marrë plagë të shumta.

Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Gruaja e tij është përpjekur që ta tërheqë nga ballkoni, por nuk ka mundur dot.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme