Thomas Strakosha ka qenë fytyra tragjike e Lazios në ndeshjen e Ligës së Evropës të enjten ndaj Galatasaray.
Portieri shqiptar shënoi autogol për t’i dhënë tri pikët e para skuadrës turke.
Strakosha shpërtheu në lot në momentin e autogolit, por edhe pas ndeshjes ishte i thyer me gabimin që ka bërë.
Gjithsesi të gjithë bashkëlojtarët e tij i kanë dalë portierit në mbrojtje, derisa edhe klubi nuk do ta degradojë atë.
Përkundër gabimit të bërë, Strakosha do të vazhdoj të mbetet portieri titullar në ndeshjet e Ligës së Evropës.
Në anën tjetër, sa i përket ndeshjeve në kampionat, veterani spanjoll Pepe Reina do të jetë në portë.
Ndeshjet evropiane do të jenë ato ku klubi shpreson që Strakosha të fitojë besimin e humbur dhe të rivalizojë siç duhet me Reinan për fanellën e titullarit në Serinë A.
Kështu, që më 30 shtator, ai pritet të zbresë në fushë për ndeshjen ndaj Lokomotivës së Moskës, ku Lazios nuk i lejohen më gabime nëse shpreson që të ecë sa më shumë në Ligën e Evropës. /Telegrafi