Portieri Etrit Berisha është kthyer titullar te Atalanta.
Berisha ishte në portë te Atalanta që fitoi të shtunën me rezultatin 3:0 kundër Parmës.
Kjo ndeshje i ka takuar javës së dhjetë të kampionatit italian, Serie A.
Portieri i Shqipërisë si titullar kthehet pas tri ndeshjeve. Dhe, e ka arsyetuar besimin e dhënë nga trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini.
Ai u vlerësua me notë të mirë – 6.5.
“Pati disa prite të mira. Ai shfrytëzoi rastin e ofruar nga Gasperini që la në stol portierin e parë Pierluigi Gollini”, shkruan “eurosport.com”.