Berisha arsyeton besimin e dhënë nga Gasperini

Prishtinë | 29 Tet 2018 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Portieri Etrit Berisha është kthyer titullar te Atalanta. Berisha ishte në portë te Atalanta që fitoi të shtunën me rezultatin 3:0 kundër Parmas.

Kjo ndeshje i ka takuar javës së dhjetë të kampionatit italian, Serie A. Portieri i Shqipërisë si titullar u kthye pas tri ndeshjeve, shkruan sot “Koha Ditore”. Dhe e ka arsyetuar besimin e dhënë nga trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini. Ai u vlerësua me notë të mirë – 6.5.

“Pati disa pritje të mira. Ai shfrytëzoi rastin e ofruar nga Gasperini që la në stol portierin e parë Pierluigi Gollini”, shkruan “eurosport.com”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme