Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bllokoi sot përsëri foltoren e Kuvendit, së bashku me deputetë të tjerë të opozitës, pasi Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socilaliste, Taulant Balla propozoi të votohej për të vijuar debatin për projektin e Portin e Durrësit.
Pavarësisht kësaj, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, nuk pranoi t’i jepte fjalën për replikë Berishës.
“Mos bëni viktimën kot, nuk ka asnjë shans që ta bëni këtë. U dhanë argumentet pro dhe kundër e tani do të vazhdojmë me seancën plenare. Nuk mund ta merrni peng seancën”, tha Nikolla.
Ndërkohë, fjalën e tij, ashtu siç bëri edhe në seancën e mëparshme, Sali Berisha e vijoi në Facebook.