Berisha: Diferencën në ndeshjet e kaluara e kanë bërë gabimet tona

Prishtinë | 05 Qer 2019 | 14:36 | Nga Ekonomia Online

Në prag të ndeshjes me Islandën, portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha doli para medieve nga Gjermania, ku theksoi se skuadra është përmirësuar, sidomos me prurjet në mbrojtje dhe me trajnerin e ri janë të lumtur.

Fjalimi i plotë e Etrit Berishës:

“Atmosfera mund të them që është e mirë. Kemi një trajner me eksperiencë të madhe dhe është munduar që ekipi të ketë entuziazëm. Tani për tani jemi të lumtur se si po kalojmë edhe në stërvitje edhe jashtë saj.”

“Është e rëndësishme, por nuk duhet të kemi presion. Të gjithë ndeshjet janë të rëndësishme. Një rezultat pozitiv do të hapte shpresat për kualifikim. Jemi në një grup, ku diferencat janë të vogla.”

“Sigurisht që po, mbi të gjitha do të jetë edhe mirë për motivimin e ekipit. Luajmë ndaj një kundërshtari direkt për kualifikim dhe për moralin dhe vetëbesimin e ekipit do të thotë shumë. Do mundohemi ta përgatisim sa më mirë këtë ndeshje dhe të shohim. I kemi kualitetet e duhura për të marrë një rezultat pozitiv. Lojtarët janë entuziastë dhe duan të shkojnë përpara.”

“Të them të drejtën tani për tani kemi mundësi të mira në mbrojtje. Kemi shumë lojtarë që mund ta kryejnë këtë repart mjaft mirë. Kemi lojtarë me eksperiencë dhe lojtarë që luajnë në kampionate të rëndësishme. Mund të them që në këtë repart jemi të konsoliduar mirë dhe shpresoj mos të kemi probleme.”

“Të gjitha ndeshjet që kemi bërë, si në Nations League si tani, janë gati të të njëjtit nivel me ne dhe diferenca është bërë nga gabimet tona. Besoj se tani do t’i eliminojmë këto gabime që na kanë kushtuar. Nëse diçka e tillë ndodh do të kemi mundësi të marrim rezultate pozitive. Nuk dua të them do marrim gjashtë, katër apo tri pikë. Nëse dalim mirë në këtë ndeshje do të kemi dhe shumë vetëbesim për ndeshjet e ardhshme.”

“Mendoj që Islanda përveç lojës në ajër ka dhe kualitete të tjera. Gjithsesi, jemi në këtë periudhë ku e kemi në konsideratë këtë gjë. Po punojmë mjaft mirë për t’i bërë ballë Islandës.” 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme