Kampioni aktual i Austrisë, Red Bull Salzburg është munduar shumë për të marrë tri pikët e para në edicionin pranveror në Bundesligën austriake.
Salzburg ishte nikoqir i skuadrës Admira dhe mezi arriti ta mposhtë me rezultat 2-1.
Të parët kaluan vendasit në epërsi kur në minutën e 37-të, Valon Berisha asistoi për mrekulli tek Dabbur i cili shënoi për 1-0.
Mysafirët barazuan rezultat në 1-1 ende pa u mbyllur pjesa e parë nëpërmjet Grozurek.
Salzburgu tentoi në vazhdim të ndeshjes për të gjetur golin e epërsisë por e kishte tejet të vështirë pasi mysafirët mbroheshin me gjithë ekipin.
Në minutën e 95-të, Berisha ekzekutoi për mrekulli një gjuajtje të lirë dhe gjeti kokën e Andre Ramalhos i cili shënoi për 2-1.
24-vjeçari ka shënuar dy gola këtë edicion me Salzburgun ndërsa ka bërë tetë asistime në Bundesligën austriake.
Pas kësaj fitore, Salzburgu është ngritur në pozitën e parë në Bundesliga me 46 pikë të tubuara, dy më shumë se Sturm Gratz.