Deputeti i PDK-së Hisen Berisha, ka kërkuar nga qeveria e Kosovës të ndalin abuzimin me buxhetin në rrugët e Kosovës.
Kjo pasi sipas tij, një rrugë e cila është shtuar në një fshat të Gjakovës, pas një ditësh janë hapur gropa në asfaltin e ri.
“Më dt: 14 nëntor 2024, ditë e Enjte, janë asfaltuar edhe mbi 50 m rrugë, në fshatin Qerim – lagje në hyrje të Gjakovës, dhe më dt: 16 nëntor 2024, ditë e Shtunë, është hapur gropa në asfaltin e ri. Këtë e hetova ngase rashë me makinë në gropë, dhe e filmova si dëshmi natën (video në koment) dhe ditën e Diel, për dritë”, ka shkruar Berisha në Facebook.
Postimi i plotë: