Sali Berisha ka deklaruar se Kosova është sulmuar kibernetikisht nga sistemet e Shqipërisë.
“Kosova është sulmuar nga sistemet e Shqipërisë. Mali i Zi gjithashtu është është në atak dhe Maqedonia. Nuk e di nëse janë sulmuar nga sistemet shqiptare këto të fundit. Por për Kosovën është e sigurt që janë sulmuar nga sistemet shqiptare. Çka do të thotë një penetrim i plotë i hakerave serbë ose rusë sepse dihet se problemet më madhore me Kosovën i kanë. E vërteta është se mbrojtja e Kosovës dhe persona të kësaj fushe ka deklaruar se sulmet janë nga rajoni”, u shpreh Berisha.
Gjithashtu Berisha tha se në dy sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë përveç hakerave iranianë në operacionin kanë marrë pjesë hakera të qeverisë, hakera rusë dhe serbë.
“Dua të informoj shqiptarët me përgjegjësi të plotë nga burime të trefishta se në operacionin e shkatërrimit të infrastrukturës dixhitale në Shqipëri janë përveç të tjerash hakera iraniane, janë pjesëmarrës hakera të qeverisë, hakera rusë dhe serbë. Kjo është një e vërtetë e konfirmuar për opozitën, nga burime shumë serioze”, u shpreh Berisha.