Sali Berisha ka mbledhur Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike në orën 11:00 të ditës së sotme në Pallatin e Kongreseve.
Ajo që bie në sy është fakti se asnjë prej deputetëve që mbështesin Bardhin, madje as ai vetë, nuk janë parë në Pallatin e Kongreseve.
Ish-kryeministri Sali Berisha shoqërohet nga bashkëshortja, Liri Berisha dhe vajza e tij Argita Malltezi.
Në këtë mbledhje pritet të bëhet votëbesimi i kryetarit të partisë ku janë të pranishëm delegatë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Diaspora. Pritet gjithashtu edhe miratimi i një rezolute se si do të vijojë më tej aksioni opozitar.