Pas lajmit të publikuar nga kirurgu Arber Morina se mund të shërojë diabetin dhe të largojë insulinat dhe medikamentet përmes metodave kirurgjike, ka ngjallur reagime të shumta.
Sipas drejtoreshës së Endokrinologjisë,
Venera Berisha-Muharremi, kjo nuk është një risi shkencore.
“Kjo ,,risi” e njohur moti si kirurgji Bariatrike, nuk është askund në asnjë udhërëfyes të Shoqatave relevante për trajtim të diabetit. Kjo metodë është metodë e cila duhet të konsiderohet për obezitet të rëndë te pacientët me BMI mbi 40 dhe sëmundje tjera qe vijne si pasoje e obezitetit, te cilët janë tepër të informuar dhe motivuar për këtë procedurë, e të cilët kanë dështuar në të gjitha metodat tjera të provuara paraprake konvencionale ( dieta dhe ndryshimi i stilit të jetës, medikamentet për obezitet etj). Pra kjo metodë është metoda e fundit e zgjedhjes te obeziteti pasi kemi dështuar me të gjitha metodat tjera. Pacientët duhet të plotësojnë kriteret e caktuara për këtë procedurë dhe te ata pacijent duhet te jenë të pranueshme rreziqet operative”, ka reaguar ajo.
Ky është reagimi i plotë:
Lajmi bombastik i lansuar te dielen nga disa portale se Dr. Arber Morina ( me gjithë respektin ndaj tij si kirurg) pretendon se shëron diabetin dhe largon insulinat si dhe medikamentet përmes metodave kirurgjjke nuk është risi shkencore siç e ka proklamuar kirurgu por teme diskutimi 20 vitet e fundit në të gjitha takimet profesionale dhe shkencore te Shoqatave Evropiane dhe Botërore Endokrinologjike.
Në cilësi të Drejtoreshës së Klinikës Endokrinologjike dhe profesorit universitar të kësaj lëmie detyrohem te reagojë ndaj një lajmi të publikuar nga disa portale se kirurgu Dr. Arbër Morina proklamon tashmë se “Diabetin Mellitus Tip 2 (Insulinë dhe Jo insulinvartës) dhe Obezitetin morbid ose trashjen mbinormale, e shëron përjetësisht me një teknik minimale invazive me 99% sukses”.
Sipas tij pacienti përjetësisht përshëndetet me insulinën dhe medikamentet për keto dy sëmundje!
Pacienti nuk është mi eksperimental dhe asnjë mjek nuk është mrekullibërës, por në trajtim të këtyre dy sëmundjeve kemi obligim profesional dhe etik te iu përmbahemi udhërëfyesve botëror të shkruar nga ekipe ekspertësh eminent të cilët bazohen në dëshmitë e fituara nga studimet shumëvjeçare.
Kjo ,,risi” e njohur moti si kirurgji Bariatrike, nuk është askund në asnjë udhërëfyes të Shoqatave relevante për trajtim të diabetit. Kjo metodë është metodë e cila duhet të konsiderohet për obezitet të rëndë te pacientët me BMI mbi 40 dhe sëmundje tjera qe vijne si pasoje e obezitetit, te cilët janë tepër të informuar dhe motivuar për këtë procedurë, e të cilët kanë dështuar në të gjitha metodat tjera të provuara paraprake konvencionale ( dieta dhe ndryshimi i stilit të jetës, medikamentet për obezitet etj). Pra kjo metodë është metoda e fundit e zgjedhjes te obeziteti pasi kemi dështuar me të gjitha metodat tjera. Pacientët duhet të plotësojnë kriteret e caktuara për këtë procedurë dhe te ata pacijent duhet te jenë të pranueshme rreziqet operative.
Kandidatët për një procedurë të tillë kirurgjike duhet të selektohen me kujdes pas evaluimit nga ekipi multidiciplinare ku rolin kyq e ka Endokrinologu i cili duhet të siguroj konsultime dhe mbështetje para dhe pas operative. Gjithësesi se kjo metodë 20 vitet e fundit është dëshmuar që përmirëson perkohësisht mjekimin e obezitetit morbid ( të kategorisë më të rëndë) dhe komplikimet e këtij obeziteti morbid siç janë diabeti, çregullimi i yndyrnave, hipertensioni dhe sëmundjet kardiovaskulare.
Vitet e fundit është kuptuar që obeziteti dhe diabeti tip 2 nuk janë vetëm çështje e marrjes së ushqimit të tepërt dhe jo të shëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, por janë probleme globale dhe sëmundje apo shkencë komplekse në veti duke qenë se balanci i energjise ( kalorive) në organizëm ndikohet nga shumë faktor duke përfshirë fiziologjinë individuale, gjenetikën, mjedisin ku jetojmë, statusin socio-ekonomik, psikologjinë e individit, sistemin homeostatik të trupit që rregullon apetitin, marrjen dhe shpenzimin e energjisë (kalorive) që involvon disa zona të trurit duke përfshirë edhe hipotalamusin i cili dirigjon hormonet e trupit që ngrisin apetitin dhe urinë dhe zvogëlojne nivelin e metabolizmit për të shpenzuar energji.
Kështu që heqja e një pjese të lukthit është veq një hallkë në këtë zingjir të obezitetit dhe diabetit dhe shkencërisht është vërtetuar që përkohësisht e përmirëson por nuk i shëron sepse obeziteti dhe diabeti kthehet (https://www.ncbi.nlm.nih.gov/m/pubmed/30773442/?i=4&from=indications%20for%20bariatric%20in%20diabetes; https://www.ncbi.nlm.nih.gov/m/pubmed/27433906/?i=3&from=/31853861/related).
Me duhet të theksoj se këto procedura i lëmë si procedura të fundit të zgjedhjes për shkak të komplikimeve nutricionale të perjetshme si mungesa e vitaminave, mineraleve dhe suplementeve ( https://www.ncbi.nlm.nih.gov/m/pubmed/29204255/?i=17&from=sleeve%20gastrectomy%20AND%20relapse%20of%20diabetes) dhe rreziqeve tjera për organizëm (
Deri sa krejt bota është vënë në lëvizje për gjetjen e shërimit të diabetit është iluzore mos të them manipulative të proklamohet që vetëm me një intervenim minimal invaziv të shërohet përjetësisht diabeti!
Shkruan: Prof. Ass. Dr. Venera Berisha Muharremi; Interniste – Endokrinologe; Drejtoreshë e Klinikës Endokrinologjike në QKUK